Selim Pacolli i çmend mediat serbe me uniformën e UÇK-së: Dje, sot dhe nesër, gjithmonë për atdheun!

Politikani dhe biznesmeni Selim Pacolli ka reaguar fuqishëm ndaj një shkrimi të gazetës serbe “Alo,” e cila publikoi një fotografi të tij me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke ngritur pretendime për spastrim etnik.

Në reagimin e tij, Pacolli i cili është veteran i UÇK-së, theksoi se shqiptarët kurrë nuk kanë luftuar qytetarët lojalë të vendit, por gjithmonë kanë mbrojtur atdheun nga bandat, kriminelët, paramilitarët dhe terroristët që kanë luftuar shtetin e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

“Dje, sot, nesër e në çdo kohë që kërkon atdheu! Ne nuk i luftuam e nuk do t’i luftojmë qytetarët tanë lojalë, kushdo qofshin ata. Por bandat, kriminelët, paramilitarët dhe terroristët që e luftojnë shtetin tonë, do t’i luftojmë deri në fund të motit, deri sa kjo tokë të frymojë lirshëm dhe të ofrojë siguri për secilin qytetar të saj,” deklaroi Pacolli.

Ky reagim ka marrë përkrahje të gjerë, duke riafirmuar përkushtimin e tij ndaj vlerave të lirisë dhe mbrojtjes së vendit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë