Adnan Thaçi organizon tubim me shokët e organizimit studentor, për të rikthyer kujtimet dhe për të vazhduar rrugëtimin

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Adnan Thaçi, ka zhvilluar një takim emocionues me shokët e tij të organizimit studentor, kësaj radhe në Llapushnik, një vend simbol i qëndresës dhe guximit.

“Takimet me shokët e organizimit studentor rikthejnë kujtime të një rruge të mbushur me sfida, sakrifica dhe krenari. Në Llapushnik, kujtuam momentet kur qëndruam të bashkuar për idealet tona dhe rikthyem emocionet e një rrugëtimi të gjatë”, tha Thaçi, transmeton portali DrenicaOnline.

Ai shtoi se mbështetja dhe përkushtimi i shokëve të tij mbeten të pandryshuara, ndërsa angazhimi i përbashkët për një Kosovë më të mirë është një motivim shtesë për të vazhduar punën drejt ndryshimeve të mëdha.

“Kosova mundet më mirë”, përfundoi Thaçi, duke falënderuar shokët për mbështetjen e tyre të palëkundur./DrenicaOnlinet

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë