Isak Neziri viziton Kompleksin Memorial të Marinës, për të nderuar dëshmorët e kombit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka vazhduar takimet e tij në kuadër të fushatës zgjedhore, duke vizituar Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, Skenderaj.
Ai e cilësoi këtë vend si një kujtesë të përjetshme për sakrificën sublime të heronjve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
“Ky është një vend ku ndihen fuqishëm sakrifica dhe përkushtimi i atyre që i dhanë gjithçka këtij vendi. Lavdi dëshmorëve të kombit,” tha Neziri.
Vizitat e tij në zonat historike dhe memorialet e dëshmorëve janë pjesë e angazhimit për të promovuar dhe mbrojtur vlerat e luftës dhe sakrificës për liri./DrenicaOnline/