Hajdar Beqa: Rinia e Drenasit, energjia e fitores së PDK-së për një të ardhme më të mirë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kandidati për një mandat të ri nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka vazhduar takimet intensive me qytetarët dhe aktivistët e kësaj partie.
Në një takim të mbajtur sot në Drenas, Beqa u prit nga një grup të rinjsh të motivuar dhe energjikë, të cilët, sipas tij, janë shembulli më i mirë i mobilizimit dhe angazhimit për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e ardhshme, transmeton portali DrenicaOnline.
“Rinia është forca lëvizëse e shoqërisë sonë dhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Me këtë energji dhe përkushtim, jam i bindur se bashkë do të sigurojmë suksesin që e meriton vendi ynë,” theksoi Beqa.
Në fund të takimit, ai falënderoi të rinjtë për mbështetjen e tyre dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë rrugëtim për ta bërë Kosovën një vend më të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë.
#BedriHamzaKryeministër
#KosovaMundetMaMire
#HajdarBeqa31