Llapushniku, Arllati, Negroci, Vuçaku e Gjergjica që 15 orë pa rrymë, ja çfarë thonë zyrtarët e KEDS-it
Fshatrat Llapushnik, Arllat, Negroc, Vuçak, Gjergjicë të komunës së Drenasit, që 15 orë kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas KEDS kjo situatë ka ardhur pasi ka një prishje në rrjet, transmeton IndeksOnline.
Ndonëse banorët po paralajmërojnë protestë për situatën e rënduar, e që sipas tyre po ndodhë shpesh, nga KEDS thonë se ekipet e saj kanë dalë në terren dhe po bëjnë përpjekje për të sanuar prishjen.
“Ka një prishje, por teknika ndodhet në terren dhe besojmë që shpejt do të lëshohet energjia elektrike”, ka thënë shkurt për IndeksOnline, zëdhënësi i KEDS, Lulzim Krasniqi.
Banorët e daljes së Llapushnikut janë ankuar disa herë për mungesë të energjisë elektrike./IndeksOnline/