Valon Grabovci në Drenas: Aktivistët e PDK-së, shtylla kryesore e fitores së ardhshme!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, mbrëmë ka zhvilluar një takim përzemërsisht me disa aktivistë të PDK-së në komunën e Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë takimit, Grabovci vlerësoi lart rolin e rinisë në jetën politike dhe angazhimin e tyre të palodhur për të çuar përpara vizionin e partisë. Ai theksoi se angazhimi i gjithanshëm i aktivistëve është vendimtar për arritjen e fitores në zgjedhjet e ardhshme.

“Drenasi ka qenë dhe do të mbetet një shtyllë e fuqishme e PDK-së. Me përkrahjen tuaj, do të sjellim ndryshime të mëdha për të gjithë qytetarët,” u shpreh Grabovci.

Me këtë rast, ai ritheksoi mbështetjen e tij të plotë për kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër të Kosovës.

#BedriHamzaKryeministër
#ValonGrabovci55

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë