Patriot Krasniqi: Zëri i mërgatës duhet të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës!
Patriot Krasniqi, kandidati me numër 88 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të drejtë të Mërgatës në Kuvendin e Kosovës.
“Ne, Mërgata, duam që zëri ynë të dëgjohet në Kuvend dhe jo të manipulohet si katër vite më parë. E vetmja që po dëshmon seriozitet për ne është Partia Demokratike e Kosovës, me katër kandidatë nga Mërgata”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka siguruar qytetarët se është i gatshëm të përfaqësojë Mërgatën, Kosovën dhe qytetet nga ku ata vijnë.