19-shi i PDK-së, Fadil Demaku: Të bashkohemi për një Kosovë më të mirë!
Fadil Demaku, kandidati me numër 19 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen dhe përgjegjësinë e tij për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
“Me ndjenjë të lartë përgjegjësie, kam nderin të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës, në listën e PDK-së, të udhëhequr nga kandidati ynë për Kryeministër, z. Bedri Hamza. Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj”, ka theksuar Demaku.
Ai ka ftuar qytetarët të bashkohen në këtë mision për një Kosovë më të drejtë dhe më të fortë.
#PDK #MaMire #19