Lulzim Nika falënderon përkrahësit në rrugëtimin e tij politik drejt Kuvendit

Lulzim Nika, kandidati me numër 96 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka falënderuar sot mësimdhënësit, asamblistët, sportistët dhe kolegët për mbështetjen që i kanë dhënë në garën e tij për deputet të Kuvendit të Kosovës.
“Jam i nderuar me mbështetjen që mora sot nga mësimdhënës, asamblistë, sportistë e kolegë, në rrugëtimin tim politik për deputet të PDK-së në Kuvendin e Kosovës,” ka thënë Nika, duke shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e treguar.
Lulzim Nika është një prej kandidatëve që garon nën drejtimin e PDK-së, duke mbështetur kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër. Ai ka ftuar qytetarët që të votojnë për numrin 96 në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
#VotoPDK
#VotoBedriHamzënKryeministër
#VotoLulzimNikën96