Mori grant prej gati 200 mijë euro për dy vite nga Ministria e Bujqësisë, tani kandidat për deputet në listën e VV-së
Sot gjatë ditës Egzon Pacolli, aktivisti rinor i Lidhjes Demokratike, dha një informacion të fundit rreth zhvillimeve në Ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci, lidhur me shpërndarjen e granteve.
Pacolli bëri të ditur se biznesi “Dardha e Mirocit” me pronar Hamdi Jaha u shpërblye me grant.
Jahaj, në vitin 2022, ka fituar grant plotë 99 mijë e 980 euro./Epoka e Re/