Ariana Musliu-Shoshi: Familja Ahmeti, simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës
Deputetja dhe kandidatja për një tjetër mandat nga PDK, Ariana Musliu-Shoshi, ka vizituar familjen e heroit Malush Ahmeti në Rezallë të Skenderajt. Ajo ndau emocionet dhe nderimin e saj për këtë familje, e cila ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës.
Gjatë bisedës me zonjën Shukrije Ahmeti dhe luftëtarin Bahri Ahmeti, Musliu-Shoshi kujtoi kohët e fëmijërisë që kanë ndarë si miq dhe nënvizoi qëndrueshmërinë e familjes përballë dhimbjes së humbjes së Malushit dhe djalit të tyre, Leotrimit.
“Forca dhe qëndresa e zonjës Shukrije janë shembull frymëzimi për të gjithë ne,” tha ajo, duke theksuar borxhin që kemi ndaj heronjve dhe familjeve të tyre.
Lavdi e përjetshme Malush Ahmetit, Leotrimit dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për atdheun tonë!