Patriot Krasniqi (PDK): Investimi në vendlindje është i domosdoshëm, koha për ndryshim politik!

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Patriot Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi se është nisur drejt Kosovës së bashku me familjarët e tij, biznesmenë të suksesshëm nga Steiermark i Austrisë.

Ai ka theksuar rëndësinë e investimeve nga diaspora për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për të sjellë mundësi të reja për komunitetin.

“Investimi në vendlindje është i domosdoshëm dhe një hap i duhur. Do të punojmë me përkushtim për të mirën e vendit”, ka shkruar Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke theksuar nevojën për ndryshim politik.

“Koha e duhur për ta dërguar në pension politik këtë qeveri që ka mbyllur dyert ndërkombëtare!” – ka përfunduar ai, duke ftuar qytetarët për një angazhim të ri drejt së ardhmes.

#MaMirë #88

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë