Jakup Nura: Ashtu siç i shërbeva Kosovës atëherë, do t’i shërbej me të njëjtin përkushtim edhe tani

Jakup Nura, luftëtar i orëve të para të lirisë së Kosovës, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai do të garojë me numrin 11 në listë.

Në një postim publik, Nura ka shprehur përkushtimin e tij për të vijuar angazhimin ndaj vendit, duke deklaruar:
“Siç i shërbeva Kosovës atëherë, do t’i shërbej me të njëjtin përkushtim edhe tani – për një Kosovë më të begatë, të fortë dhe të bashkuar.”

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes për kategoritë e veçanta, si familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët, duke nënvizuar nevojën për të kthyer sakrificat e së kaluarës në mirëqenie dhe dinjitet për të gjithë qytetarët.

Jakup Nura i ka ftuar qytetarët që ta mbështesin në këtë rrugëtim politik, duke shprehur bindjen se angazhimi i tij do të jetë në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.

Numri i tij në listën zgjedhore është 11 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë