I riu nga Komorani një biznesmen i suksesshëm në Itali: “Kompania jonë është ndryshe, simbol i shpresës dhe përkushtimit”

Egzon Thaqi, biznesmen nga Komorani, që prej vitesh vepron me sukses në Itali, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe urimi për fundvit. Në emër të tij dhe të vëllait, Mefailit, Thaqi vlerësoi punën e palodhshme dhe përkushtimin e ekipit të kompanisë “GONI”, transmeton portali DrenicaOnline.

“Sot është nder dhe përgjegjësi personale për ne që t’ju falënderojmë secilin veç e veç për punën e ndershme, të çmuar dhe të palodhshme që bëni çdo ditë gjatë gjithë këtyre viteve. Si rrjedhojë, kompania jonë ‘GONI’ është ndërtuar ndryshe nga të tjerët. Fjala *ndryshe* është e bukur!”, shprehet Thaqi.

Ai shtoi se “ndryshe” në fjalorin e kompanisë përfaqëson shpresën, e cila jep kurajë, vizion dhe dashuri për punën e përbashkët që ekipi realizon me përkushtim dhe dashuri çdo ditë.

Në fund, Egzon Thaqi dhe vëllai i tij Mefaili
uruan festa të lumtura për të gjithë, duke shpresuar që viti 2025 të sjellë energji pozitive, suksese dhe më të mirat për të gjithë ekipin dhe familjet e tyre.

“Gëzuar festat dhe urojmë më të mirat për ju dhe familjet tuaja! Ju falënderojmë nga zemra. 2025 qoftë një vit plot energji pozitive”, përfundoi mesazhi i tij./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë