Gjenerali Xhevair Geci në listën e PDK-së për deputetë, ky është numri i tij

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar listën e saj përfundimtare të kandidatëve për deputetë, e cila tashmë është gati për t’u dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas burimeve ekskluzive të DrenicaOnline, ndër 110 kandidatët e listës është edhe Xhevair Geci, një gjeneral i njohur nga rajoni i Drenicës. Ai mban numrin 35 në këtë listë.

Geci është duke gëzuar një mbështetje të madhe në Drenicë, ku njihet për angazhimin dhe kontributin e tij të gjatë për vendin.

Kandidatura e tij pritet të jetë një forcë shtesë për PDK-në në këto zgjedhje.

Për informacione të tjera dhe zhvillime ekskluzive, qëndroni me DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë