Aurora Berisha në listën e PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përfunduar hartimin e listës së kandidatëve për deputetë, e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda një ore.

Sipas informatave ekskluzive të DrenicaOnline, ndër 10 kandidatët e përzgjedhur nga Drenasi është edhe Aurora Berisha, e cila ka shërbyer më parë si Drejtoreshë e Inspeksionit në Komunën e Drenasit.

E njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, Aurora Berisha konsiderohet një grua e zonja dhe ambicioze në politikë.

Pritet që ajo të sjellë përvojën dhe suksesin e saj nga niveli lokal në atë qendror, duke përfaqësuar denjësisht qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

Për më shumë lajme dhe detaje, vazhdoni të ndiqni DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë