Petrit Hajdari në listën e PDK-së për deputetë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar dhe miratuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë, e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda një ore.
Sipas burimeve ekskluzive të DrenicaOnline, ndër 10 kandidatët e përzgjedhur nga Drenasi është edhe Petrit Hajdari, një njohës i thellë i diplomacisë dhe një profesionist me përvojë të gjatë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Petrit Hajdari përfaqëson një vlerë të shtuar për PDK-në dhe shihet si një kandidat serioz, i cili pritet të sjellë përvojën e tij në politikë dhe të garojë me sukses për një vend në Kuvendin e Kosovës.
Për informacione të tjera dhe zhvillime ekskluzive, ndiqni DrenicaOnline.