Altin Krasniqi me numrin 20 në listën e PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar dhe miratuar listën e kandidatëve për deputetë, e cila do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda dy orëve të ardhshme.

Portali DrenicaOnline ka siguruar listën ekskluzive të 10 kandidatëve nga Drenasi, ndër të cilët është edhe Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi do të mbajë numrin 20 në listë.

Altin Krasniqi shihet si një kandidat i fuqishëm, duke mbartur jo vetëm trashëgiminë politike të familjes së tij, por edhe potencialin për të kontribuar në mënyrë aktive në Kuvendin e Kosovës.

Për zhvillime të tjera dhe informacione ekskluzive, vazhdoni të ndiqni DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë