Adnan Thaçi nga Drenasi pritet të jetë kandidat për deputet nga PDK-ja
Adnan Thaçi, jurist i ri nga fshati Llapushnik i Drenasit, pritet të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e ardhshme, transmeton portali DrenicaOnline.
Thaçi, një aktivist i hershëm i PDK-së, është i njohur për përkushtimin e tij ndaj komunitetit dhe ekspertizën juridike. Ai synon të zërë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke premtuar se do të jetë zëri i qytetarëve dhe do të punojë për forcimin e sundimit të ligjit dhe adresimin e sfidave të qytetarëve.
I riu nga Drenasi për disa vite ishte udhëheqës studentor në Universitetin e Prishtinës dhe tani synon të sjellë përvojën dhe energjinë e tij në shërbim të qytetarëve si kandidat për deputet nga PDK-ja.
Pra si një i ri me ambicie dhe vizion, Adnan Thaçi pritet të sjellë energji të reja në politikën vendore./DrenicaOnline/