Endrit Shala zbulon sloganin e partisë me të cilin futen në zgjedhje

Kandidati për deputet në koalicionin AAK-NISMA, Endrit Shala ka zbuluar sot sloganin më të cilën Nisma do të futet në fushatën parazgjedhore, transmeton DrenicaOnline.

“#veçVEPRA” është slogani të cilin do të shohim deri më 9 shkurt, ditën kur qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën e re.

Shala i cili në të kaluarën ka qenë deputet dhe Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, së fundi është prezantuar sërish kandidat për deputet nga kreu i partisë, Fatmir Limaj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë