Xhevahir Geci: Mërgata në Köln po kërkon ndryshim për Kosovën

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahir Geci, falënderoi mërgatën shqiptare në Köln për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre ndaj vizionit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Mërgata po kërkon ndryshim, sepse Kosova meriton më mirë. Ky mobilizim është dëshmi e dashurisë suaj të madhe për atdheun dhe përkushtimit që bashkë të punojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë”, tha Geci.

Ai theksoi se fuqia e mërgatës është një pasuri e madhe për Kosovën dhe se vetëm me bashkimin e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, mund të arrihet ndryshimi i nevojshëm.

“Unë jam i bindur se bashkë do ia dalim. Fitorja e Kosovës është fitorja jonë e përbashkët”, përfundoi Geci.

#PDK #BedriHamza #XhevahirGeci #KosovaMundetMaMire

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë