Bedri Hamza sërish me tubim masiv në Gjermani: Edhe bashkatdhetarët në Köln u bashkuan për ta bërë Kosovën më të mirë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur edhe një tubim masiv në Köln të Gjermanisë.

Hamza ka thënë se vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne.

Ai ka shtuar se sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë.

“Edhe bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira. Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë. Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë! #MaMirë për Kosovën. #MaMirë për diasporën”, ka shkruar Hamza.

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë