KV “Gryka” nga Drenasi, lider i padiskutueshëm në Ligën e Parë të Volejbollit të Kosovës
Pas gjashtë javëve garë, klubi i volejbollit të vajzave KV “Gryka” nga Drenasi mban vendin e parë në grupin e Lindjes të Ligës së Parë të Kosovës, me një rekord mbresëlënës prej 5 fitoreve dhe vetëm 1 humbje, duke grumbulluar gjithsej 15 pikë.
Kryetari i klubit, Besnik Nebihi, premton që “Gryka” do të shpallet kampion vjeshtor dhe synon rikthimin në Superligën B.