“Kuti i Drenicës” dhe gjashtë raca tjera të pëllumbave autokton të Kosovës pranohen në Asociacionin Europian të shpendëve dhe kafshëve të imta

Shtatë raca të pëllumbave autokton të Kosovës janë pranuar zyrtarisht në Asociaconin Europian për mbarështimin e shpendëve dhe kafshëve të imta. Ky vendim është marrë në Kongresin e Europian të këtij asociacioni që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Betim Elezi, anëtar i Asociacionit Kombëtar të Kafshëve të Imëta të Kosovës, i cili me përfaqësues të tjerë të këtij asociacioni kosovar po marrin pjesë në punimet e këtij kongresi.

“Pas një përpjekjeje disavjeçare, në Bukuresht të Rumaisë, ku po mbahet Kongresi Europian i Asociacionit Europian për mbarështimin e shpendëve dhe kafshëve të imta, është vendosur që të pranohen si raca autoktone të Kosovës shtatë (7) raca të pëllumbave të Kosovës, si: Pëllumbi i Pejës; Qafmusmi i Gjakovës; Kuti i Drenicës; Gjylia e Prizrenit; Piklani i Pejës; Pëllumbi rrotullues i Kosovës; dhe Pëllumbi Bademli i Kosovës”, ka shkruar Elezi.

Ky është postimi i plotë: https://www.facebook.com/betim.elezi.9/posts/pfbid02YPzcEWxMvHitpGFLYhRsrZXmw7qvfC3KpBDEXWdUd7YHKeyAhwQhDf1FvpnwuW7Vl

Jam shumë i nderuar dhe gëzuar t’iu njoftoj se Asociacioni Kombëtar i Kultivuesve të Kafshëve të Imëta të Kosovës, ka arritur të shënojë një sukses të madh ndërkombëtar.

Pas një përpjekjeje disavjeçare, në Bukuresht të Rumaisë, ku po mbahet Kongresi Europian i Asociacionit Europian për mbarështimin e shpendëve dhe kafshëve të imta, është vendosur që të pranohen si raca autoktone të Kosovës shtatë (7) raca të pëllumbave të Kosovës, si:
1. Pëllumbi i Pejës;
2. Qafmusmi i Gjakovës;
3. Kuti i Drenicës;
4. Gjylia e Prizrenit;
5. Piklani i Pejës;
6. Pëllumbi rrotullues i Kosovës; dhe
7. Pëllumbi Bademli i Kosovës.

Këto raca tashmë janë të njohura dhe të pranuara zyrtarisht nga ky asociacion, i cili po mban Kongresin e radhës me pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të Europës.

Ky sukses është kurorëzimi i një pune që ka filluar vite më parë nga Asociacioni Kombëtar i Kultivuesve të Kafshëve të Imëta të Kosovës. Në vitin 2022 është dorëzuar dosja e përgatitur nga Komisioni për standardizimin e racave të pëllumbave të Kosovës. Gjatë vitit 2023-2024 dosja është dorëzuar pranë Asociaconit Europian për mbarështimin e shpendëve dhe kafshëve të imta, ku është trajtuar dhe vendosur.

Gjatë kësaj kohe, Komisioni për standardizimin e racave të pëllumbave të Kosovës kishte një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me përfaqësuesit e Asociaconit Europian për mbarështimin e shpendëve dhe kafshëve të imta.

Asociacioni Europian… është i njohur për promovimin e standardeve të rritjes, ruajtjes së racave të rralla dhe shkëbimin e njohurive mes shteteve anëtarëve përmes panaireve të ndryshme.

Gjithashtu, ky asociacon është shumë aktiv në Europë dhe çdo vit organizon takime dhe ekspozita ndërkombëtare, ku mblidhen ekspertë dhe mbarështues të shpendëve dhe kafshëve të imta.

Në fund, dua të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë anëtarët, ekspertët dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan në këtë arritje. Përkushtimi, pasioni dhe puna juaj e palodhsme e bëri të mundur këtë sukses.

Faleminderit dhe urime!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë