Milaim Zeka del me një sqarim rreth video-montazhës e cila qarkulloi në media kinse ai e shau një banore të BBVK 3

Opinionisti i BBVK 3, Milaim Zeka ka dal me një sqarim të shkurtër rreth një video që ka qarkulluar sot në media dhe rrjete sociale, ku ai dëgjohet duke e sharë kinse një prej banoreve aty.

Nje sqarim te shkurter:

Sot ka qarkulluar nje video neper media, ku dal se une po shaj nje prej banoreve.

Dua te sqaroj se kjo video eshte montazh e paster, dhe pjese e nje serie montazhesh qe po behet per disa klikime me shume.
Eshte e disata here qe merren pamje te shkurtra nga prime i Big Brother Vip Kosova 3 dhe montohen me nje sharje qe une e kam bo moti. Ajo sharje po riperdoret sa here dikush don me marr vemendje.

Po me vjen keq qe po keqperdoret emri im dhe zeri im, per me dhon mesazhe qe nuk i kam thene dhe po ju tregoj se nuk e kam nder mend me u sha me kerkond prej banoreve.

Edhe pse une njihem per provokimet qe i boj dhe humorin qe e kam, nuk e kam asnjehere me qellim me denigru figuren e dikujt, e aq me pak te nje femre qe i respektoj deri tek Zoti.

Me kete ceshtje po merren edhe institucionet e drejtesise dhe policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë