Ndeshja e paraparë të zhvillohej nesër, të shtunën mes Feronikelit ’74 dhe Ballkanit është shtyrë për ditën e hënë.
Mësohet se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet të shtunën, por të hënën, kjo për shkak të ngjarjeve të fundit te skuadra nga Drenasi, shkruan Indeksonline
Dje klubi i “Niklit” përmes një komunikate vendosi të tërhiqej nga garat, por sot e kanë ndryshuar këtë vendim.
Drejtuesit e Feronikelit ’74 deklaruan se do t’i vazhdojnë garat së paku deri në përfundim të këtij sezoni, duke shpresuar që të ketë përmirësime të dukshme tek gjyqtarët./Indeksonline/