Kryeministria merr kompetencat për menaxhim të pyjeve, Shala: Jo vetëm absurde, kjo është edhe e rrezikshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e bëra në legjislacionin për pronat publike dhe menaxhimin e pyjeve, transmeton DrenicaOnline.

Sipas tij, me Ligjin për Pronat Publike të miratuar në nëntor të vitit 2023, Zyra e Kryeministrit ka përvetësuar kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pyjeve, të cilat ishin përcaktuar me Ligjin për Pyjet të prillit 2023.

Shala e ka cilësuar këtë ndryshim si absurd, duke theksuar se miratimi i dy ligjeve që bien ndesh me njëri-tjetrin brenda një periudhe prej vetëm shtatë muajsh është një qasje e paqëndrueshme.

Ai e konsideron këtë veprim edhe të rrezikshëm, duke argumentuar se pasqyron një tendencë për centralizimin e pushtetit në Zyrën e Kryeministrit, duke kufizuar kështu kompetencat e institucioneve të tjera përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore të vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë