Limaj dhe antarët e NISMA-së në Podujevë për bashkëbisedim me qytetarë: Do të sjellim ndryshimin që vendi ynë ka nevojë
Antari i NISMA-së, Endrit Shala, ka ndarë disa pamje ku kryetarin Fatmir Limaj dhe anëtarët e kryesisë, e përmbyllën ditën me një takim me strukturat dhe aktivistët e NISMA-s në Gërdoc të Podujevës.
Shala, është shprehur se aty e panë entuziazmin dhe angazhimin për rikthimin e fuqishëm të zërit të NISMA.
“Aty e pamë entuziazmin dhe angazhimin për rikthimin e fuqishëm të zërit të NISMA dhe të kryetarit Fatmir Limaj në Parlament. Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për një zë të drejtë, të fuqishëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesave të qytetarëve, një zë për të mbrojtur ekonominë, për të përkrahur bujqit dhe bizneset, për të garantuar zhvillim dhe drejtësi për të gjithë”, ka thënë Shala.
Sipas tij, me përkrahjen e Podujevës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, do të rikthejnë atë zë që nuk mund të injorohet.
“Me përkrahjen e Podujevës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, do të rikthejmë atë zë që nuk mund të injorohet. Ky është momenti i kushtrimit dhe i unitetit.
Së bashku, do të sjellim ndryshimin që vendi ynë ka nevojë.
Kemi dëshmuar më parë se mund të bëjmë diferencën, dhe do ta bëjmë përsëri!”, ka shkruar Shala.