Lladrovci: Gjenerali Jackson do të mbahet mend si komandant i trupave të NATO-s të cilat i udhëhoqi me mençuri dhe gjakftohtësi
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Mike Jackson, ishte model i oficerit dhe do të mbahet mend si komandant i trupave të NATO-s të cilat i udhëhoqi me mençuri dhe gjakftohtësi.
Postimi i Lladrovcit:
Gjenerali Jackson, ishte model i oficerit, njeriut dhe mikut të Kosovës, i cili do të mbahet mend si komandant i trupave të NATO-s të cilat i udhëhoqi me mençuri dhe gjakftohtësi.
Rrethanat e tërheqjes së ushtrisë jugosllave nga Kosova, prania e UÇK-së dhe hyrja e trupave të NATO-s krijuan situatë ku vetëm një Gjeneral si Jackson ka mundur t’i menaxhojë.
Përparimet historike në Kosovë, pas 10 qershorit, janë edhe kontribut i Gjeneralit.
I paharrueshëm është kujtimi për Gjeneralin Jakson!