Aksident i frikshëm në hyrje të Prishtinës, një veturë del nga rruga i godet tre të tjera të parkuara

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur edhe një aksident tjetër në të cilin janë përfshirë katër vetura.

Pamjet e këtij aksidenti janë publikuar nga Express, ku shihet se një makinë në lëvizje devijon rrugën dhe godet tri makina të tjera të cilat ishin ta parkuara.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, afër hyrjes në kryeqytet.

Ndërkaq, dje në Prishtinë gjatë ditës ka ndodhur një tjetër aksident i rëndë, pasi një kamion ka goditur një numër të madh të makinave në kahun e kundërt, me ç’rast disa persona kanë mbetur të lënduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë