Ndahen 115 motokultivatorë për fermerët e Komunës së Drenasit

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Islamic Relief Kosova, është bërë shpërndarja e 115 motokultivatorëve për fermerët e Komunës së Drenasit

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve të fermerëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivimin e pemëve dhe perimeve, si dhe do të ndikojnë në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore.

Përzgjedhja e përfituesve është bërë në mënyrë transparente nga komisioni i komunës dhe nga Islamic Relief, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga konkursi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë