Vdes papritmas veterani dhe invalidi i luftës, Naim Shala

Ka vdekur papritmas, veterani dhe invalidi i luftës, Naim Shala nga Vuçaku i Drenasit. Naimi ishte luftetar i orëve të para ndërsa gjatë luftës ishte plagosur rëndë. Ai ka shërbyer deri pak javëve në FSK, raporton portali DrenicaOnline.

Lajmin për vdekjen e Naimit e ka dhënë deputeti Ferat Shala:

Miq, familjar, bashkëluftëtarë dhe bashkëvendas,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se djali i axhës dhe bashkëluftëtari i orëve të para, Naim Shala, papritmas na la.

Naim, e kam të pamundur të pajtohem me faktin që na le. Dhimbja e humbjes tënde do të mbetet përgjithmonë në shpirtin tim.

Për varrimin dhe ceremonitë e tjera do të ju njoftojmë me kohë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë