Policia ndalon një veturë të dyshuar në Drenas, gjen revole e municion

Njësitë policore gjatë një pike kontrolli në Drenas, kanë ndaluar një veturë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe sekuestruar një armë revole si dhe një karikator me tetë fishekë 7.62 mm.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
.
.