Drenicakut i digjet shtëpia, garazha dhe traktori, policia jep detaje

Një person ka lajmëruar policinë të shtunën se është duke iu djegur shtëpia në fshatin Radishevë të Skenderajt, transmeton portali DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë në të cilën është djegur një traktor me disa vegla pune.
Rasti është hapur si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe po hetohet nga policia./DrenicaOnline/