Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq 36-vjeçari nga Drenica

Sot rreth orës 13:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë e vogël – Klinë, transmeton DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
Mësohet se viktimë e këtij aksidenti është Besart Hoti nga Skenderaji, i lindur me 1988.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Në këtë aksident ishin të involvuara, një veturë dhe një kamion-cisternë, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos respektimit të shenjave të komunikacionit ( tejkalim në vijë të plotë). Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga të lënduarit ndërron jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësorë” thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion./DrenicaOnline/