Gazmendi i vrarë në Suedi, nesër varroset në këtë fshat të Drenicës

Gazmend Osmani, i vrarë në korrik të vitit të kaluar në Stokholm të Suedisë, do të varroset nesër në fshatin Kopiliq të Skenderajt, transmeton DrenicaOnline.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij të cilët njoftojnë se trupi i pajetë i Gazmendit është sjellur sot nga Suedia.

Njoftim i familjes:

Te Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi!
Të dashur  miqë shokë dashamirë ju njoftojm se sot me date 10.01.2024 sjellim ne vendlindje me te dashurin tone Gazmend (Hysen) Osmani.

Varrimi i te ndjerit behet neser me 11.01.2024 ne ora 13:00 ne fshatin Kopiliq te Skenderajt .
All-llahu e mëshiroftë me xhenetin Firdeus.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë