Gruaja e rrah burrin, zbulohet motivi

Një person ka raportuar të mërkurën mbrëma në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Deri të shpërthimi i dhunës në familje dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje rreth divorcit, transmeton DrenicaOnline.
“E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor, pasi e njëjta vuan nga depresioni dhe epilepsia. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë.
Me rastin po merret njësiti për hetimin rasteve të dhunës në familje./DrenicaOnline/