Gjuajtje me armë në Komoran, intervenon policia

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar ka shtënë disa herë me pistoletë.
Rasti ka ndodhur në një restorant në Komoran, me 29 dhjetor rreth orës 22 e 30 min.
Pistoleta dhe 8 gëzhoja janë konfiskuar, transmeton DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/