Autoritetet serbe e ndalojnë gazetarin në kufi, për shkak se është nga Drenica

Gazetari i ATV-së, Arton Hamiti nga Likoci i Drenicës është ndaluar në kufi nga autoritetet serbe. Ai është ndaluar vetëm pse është nga Skenderaji.

Atij i është mbajtur letërnjoftimi nga policia serbe më shumë se një orë, pa asnjë sqarim.

“Gazetar nga Likoci? Çka i bjen Skenderaj”, ishte pyetja e vetme që policët serbë i kanë bërë gazetarit Hamiti.

Kështu ka njoftuar redaktorja e lajmeve në ATV, Entela Sahiti.

Statusi i redaktores:

Ekipi i ATV-se eshte nisur drejt Presheves per t’i mbuluar ne raportim zgjedhjet. Mirepo te njejtit jane ndaluar ne kufi, per shkak qe gazetari Arton R. Hamiti eshte nga Skenderaj, Likoc. Ne momentin qe po e shkruaj kete status leternjoftimin e te njejtit vazhdojne ta kene ne duar zyrtaret serb.
Cka dialogu? Cka marreveshja?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë