Lladrovci: Ushtria e Kosovës në themelet e saj ka traditën më të shkëlqyer të përkushtimit atdhetar shekullor

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në ditën e themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka theksuar se për themelimin e saj, mori përkrahjen dhe bekimin e aleatëve tanë të dëshmuar si ushtri e aftë dhe e gatshme t’i kontribuojë paqes, sigurisë dhe proceseve integruese euro-atlantike.
Ushtria e Kosovës në themelet e saj ka traditën më të shkëlqyer të përkushtimit atdhetar shekullor, të realizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka theksuar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë, para pesë viteve, u themelua ushtria jonë, Forca e Sigurisë së Kosovës, duke marrë përkrahjen dhe bekimin e aleatëve tanë të dëshmuar si ushtri e aftë dhe e gatshme t’i kontribuojë paqes, sigurisë dhe proceseve integruese euro-atlantike.
Ushtria e Kosovës në themelet e saj ka traditën më të shkëlqyer të përkushtimit atdhetar shekullor, të realizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe heronjve e heroinave të kombit të cilët dëshmuan se liria jonë kishte çmim tepër i lartë.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderim për Ushtrinë tonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02GPjcDv5BuEBMoJ1NKhUuxv8gJBab7rP8GrevEVyLdHEEAuwvwddD5Nt24u5hqkdul&id=61553684446044&mibextid=WC7FNe