Ja si ndodhi aksidenti në Komoran, njëri nga shoferët arrestohet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18 e 30 minuta në mes të dy veturave me targa vendore në Komoran.
Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./DrenicaOnline/