Rast i rëndë për familjen Bytyqi, një person humb jetën pasi bie nga një pemë

Një rast i rëndë ka ndodhur në familje Bytyqi në Mushtisht të Suharekës. Familjari i tyre ka vdekur pasi dyshohet se është rrëzuar nga një pemë, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima sipas burimeve të Gazetës Sinjali është R.Bytyqi, 71 vjeçar.
Ai dyshohet se është rrëzuar nga një pemë dhe për pasojë ka humbur jetën, duke mos mbijetuar shkak i plagëve të marra.
Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe Emerengjenca dhe më pas trupi i pajetë i është dorëzuar familjes Bytyqi nga Mushtishti i Suharekës.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “vdekje aksidentale”.