E kaluara e gruas shkak i dhunës në familje, 26-vjeçarja nga Drenasi kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua nga Drenasi, pasi është ankuar për dhunë nga bashkëshorti.

Sinjali mëson se 26-vjeçarja ka deklaruar se shkaku i të kaluarës së saj, bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikike.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë