Mbretrësha drenicase e volejbollit largohet nga KV Skenderaj (Foto)

Volejbollistja Elvira Bajraktari nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka njoftuar se i ka dhënë fund aventurës me KVF Skenderaj.

Bajraktari në njoftimin e saj emocional ka dhënë një mori falenderimesh, duke vlerësuar çdo mbështetje që ka marrë nga familja, bashkëlojtaret, klubi e deri të çdo qytetar i Skenderajit.

“Faleminderit familjes time qe nuk munguat asnjëhere e qe këtij rrugtimi i dhatë shume vlere dhe kuptim! Faleminderit cdo qytetari te Skenderaj qe me fali mbeshtetje dhe respekt gjithë këto vite. Ne maksimumin tim jam munduar te ju bëjë krenar. Ju kam borxh këtë falenderim të gjithë përkrahsev deri tek fëmijet e vegjël qe me shihni si idhull te tyre duke me dhuruar shumë dashuri e perqafime, madje edhe shume lot ne raste te humbjes”, ka shkruar Bajraktari.

“E pikërishte kjo me beri te kuptoj qe tashmë unë nuk po perfaqsoj vetem veten time.. Ju, bashkëlojtarët e mia të dashur, keni qenë një pjesë e rëndësishme e rrugës sonë drejt suksesit. Nëpërmjet sfidave, ndeshjeve të vështira dhe momenteve të gëzimit, kemi ndarë bashkë emocione, strategji dhe gëzime të pafundme”.

“Zemrat tona kanë përqafuar fitoret dhe ka ndjerë dhimbje për humbjet, por në të gjitha kohërat, ne kemi qenë një ekip, një forcë e pandarë që ka bërë çmos për të arritur objektivat e saj. Ndjenjat e falënderimit ndaj jush nuk mund të shprehohen plotësisht në fjalë. Ju tifozeri e bukur e Qytetit , do ju mbajë ne mend për cdo emocion qe me keni dhuruar, lot e mishin kokrra! Jeni më të mirë në botë“.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë