KF Drenica e ka nisur me barazim stinorin pranveror në VALA Superligën e Kosovës në Futboll, raporton Drenicapress.
Drenica ka barazuar në 2-2 me Besën e Pejës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Salihut në minutën e 36-të.
Barazuan vendasit me golin e sulmuesit Genc Hamiti në minutën e 46-të.
Pas një ore lojë pejanët shënuan përsëri me një autogol të Drenicës.
Por në minutën e 75-të, drenicakët barazuan në 2-2 me golin e Denis Peposhit.
Pas 19-xhirove të zhvilluara, Drenica renditet e gjashta me 28 pikë, kurse Besa e teta me 14 pikë.