KIZ raporton për parregullsitë e zgjedhjeve në Drenas deri në ora 16:00 (Foto)

Koalicioni për Integritet Zgjedhor ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave të deritanishme deri në ora 16:00 dalja e votuesve ka qenë në 32 për qind.
Raportuesit e KIZ kanë treguar për raportimin e votave, asistimin e familjarëve si dhe disa parregullsi të tjera.
Betim Musliu nga KIZ ka theksuar se kanë qenë katër raste kur janë marrë në pyetje komisionerët dhe vëzhguesit, raporton Indeksonline.
Rasti i Abrisë kur është marrë në pyetje kryesuesi për shkak se ka fotografuar votën. Më pas është marrë në pyetje kryesuesi. Për 40 minuta nuk ka pasur votues në atë vend. Më pas është bërë zëvendësimi i këtij kryesuesi”ka thënë Musliu.
Gjithashtu ky i fundit ka bërë të ditur se “Rasti tjetër është në Gradicë kur një person është arrestuar e i cili lidhet me vepër penale, kanosje. Informacioni i fundit që vjen është se në fshatin Qikatovë e Re ka ndalesë të rrymës. Tani është një shqetësim që e kemi adresuar”, ka përfunduar Musliu./Indeksonline/

