Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Arllatit

Sot, në ora 18:30 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Abedin Bujupi” në fshatin Arllat, do të mbahen zgjedhjet për administrator (kryetar) të fshati Arllat, për lagjet Gjergjaj dhe Bytyqi si dhe zgjedhjen e këshillit lokal.

Në këtë takim do të jenë anëtarët e komisionit për strukturën organizative dhe funksionale të fshatrave dhe lagjeve urbane për të zgjedhur administratorët dhe anëtarët e këshillave lokale; nga ekzekutivi, pjesëmarrës do të jetë, Arben Shala, nënkryetar i Komunës; Shqipe Hoxha, përfaqësuese nga Shoqëria Civile; Fatmir Baliu, Hamit Haxhiu, Egzona Tërdevci dhe Beqir Kiqina, anëtarë nga Kuvendi i Komunës, si dhe një përfaqësues i fshatit Arllat ose lagjes Gjergjaj e Bytyq, ku mbahen zgjedhjet.

Komuna e Drenasit, fton të gjithë banorët e fshatit Arllat, lagjes Gjergjaj dhe Bytyq, të marrin pjesë për zgjedhjen e përfaqësuesit e tyre.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë