Sulmoi nënën e gjyshen që s’i dhanë para, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Malishevë të mërkurën, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjes së tij.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, ai ka sulmuar nënën dhe gjyshen e tij pasi s’i kishin dhënë parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën dhe gjyshen e tij pasi ato si kanë dhënë para. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
.