Rrënohet objekti i vjetër afër Sheshit “Adem Jashari”

Ka filluar sot të rrënohet objekti i vjetër i banimit në rrugën “Ahmet Delia” afër Sheshit “Adem Jashari”, për t’i hapur rrugë realizimit të projektit tjetër kapital e të rëndësishëm pas fasadimit të ndërtesave, ai i ndërtimit të unazës së brendshme të qytetit.
Ky hap pason zgjidhjen e çështjes së shpronësimit, për të vijuar menjëherë me realizimin e projektit rrugor, që ishte edhe premtim i kryetarit të Komunës, Fadil Nura.
Ai së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorin e Inspekcionit, Valon Haliti, kanë përcjellë nga afër procesin e rrënimit të objektit të vjetër.
.
.