Aksident trafiku në këtë fshat të Drenicës, të përfshira dy vetura, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhurtë shtunën pasdite në fshatin Vojtesh të Skenderajt.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime ka pësuar shoferi i veturës qe është goditur, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.
/DrenicaOnline/